Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti i PD, Ervin Salianji konferencë për mediat nga selia blu

I dyshuari për shitjen e pejxherëve për Hezbollahun shkoi në SHBA për punë

I dyshuari për shitjen e pejxherëve për Hezbollahun shkoi në SHBA për punë

10:56, 27/09/2024
A+ Aa A-

Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për një indian norvegjez, në lidhje me shitjen e pejxherëve grupit militant libanez Hezbollah që shpërthyen javën e kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Rinson Jose, 39 vjeç, themeluesi i një kompanie bullgare që supozohet se është pjesë e zinxhirit të furnizimit me pejxherë, u zhduk gjatë një udhëtimi pune në SHBA javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Të enjten, policia e Oslos tha: “Dje, distrikti policor i Oslos mori një raport për personin e zhdukur në lidhje me rastin e pejxherëve. Është hapur një rast për person të zhdukur dhe kemi lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar për personin”, tha të enjten policia në Oslo.

Jose nuk pranoi të komentonte mbi pejxherët kur u kontaktua nga Reuters në 18 shtator, dhe e mbylli telefonin pasi u pyet për biznesin bullgar. Më pas ai nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të shumta.

Punëdhënësi i tij, DN Media Group, tha se Jose, i cili punon në departamentin e shitjeve të kompanisë norvegjeze, u nis për një konferencë në Boston më 17 shtator dhe që nga e nesërmja kompania nuk kishte mundur të kontaktonte me të.

Sipas regjistrit të korporatave të Bullgarisë, Jose themeloi Norta Global Ltd, me qendër në kryeqytetin, Sofje, në vitin 2022. Autoritetet bullgare kanë hetuar rolin e kompanisë në furnizimin e pejxherëve, por nuk gjetën prova se ato ishin prodhuar ose eksportuar nga Bullgaria.

Jose është një shtetas norvegjez dhe ka lindur në një vend tjetër, njoftoi transmetuesi publik NRK. Sulmet e paprecedentë të paejxherëve, për të cilat janë fajësuar Izraeli, çuan në vdekjen e 12 personave, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosën deri në 2,800 të tjerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco