Fundoset cisterna me naftë, dy viktima dhe disa të zhdukur

Fundoset cisterna me naftë, dy viktima dhe disa të zhdukur

09:08, 27/09/2024
A+ Aa A-

Një cistern me naftë është fundosur në Venezuelë.

Dy të vdekur dhe katër të zhdukur janë numri i deritanishëm i fundosjes së një maune nafte në liqenin Maracaibo, njoftoi sot kompania shtetërore e naftës venezuelase PDVSA.

 Raportime të mëparshme kishte për të paktën katër të vdekur, megjithatë në njoftimin e PDVSA-së sqarohet se nga ujërat e liqenit janë nxjerrë dy trupa dhe vijon operacioni për gjetjen e katër personave të zhdukur, teksa 19 persona thuhet se janë shpëtuar.

Sipas mediave të huaja, fundosja e cisternës ka ndodhur si pasojë e motit të keq.

Një derdhje e madhe nafte ndodhi në mars në brigjet e Tobagos pasi një maune nga Venezuela u përmbys, duke prekur disa vende të Karaibeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco