‘Përshkallëzimi i luftës nuk i shërben askujt’/ Thirrja e kryeministrit britanik në OKB: Izraeli dhe Hezbollahu të ndalojnë dhunën

‘Përshkallëzimi i luftës nuk i shërben askujt’/ Thirrja e kryeministrit britanik në OKB: Izraeli dhe Hezbollahu të ndalojnë dhunën

09:08, 27/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Britanisë së Madhe Sir Keir Starmer ka bërë thirrje që Izraeli dhe Hezbollahu të bien dakord për një armëpushim, duke thënë se “përshkallëzimi nuk i shërben askujt”.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri u kërkoi të dy palëve të “tërhiqen”.

Kjo vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se trupat e kombit të tij do të vazhdojnë të “luftojnë me forcë të plotë” dhe se lajmet për një marrëveshje të mundshme armëpushimi “nuk janë të vërteta”.

Duke iu drejtuar kombeve të botës në Nju Jork, Sir Keir tha: “Unë i bëj thirrje Izraelit dhe Hezbollahut: Ndaloni dhunën”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shtoi: “Ne duhet të shohim një armëpushim të menjëhershëm për të ofruar hapësirë ​​për një zgjidhje diplomatike dhe ne po punojmë me të gjithë partnerët për këtë qëllim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco