Gati 40 fëmijë në Indi janë mbytur gjatë festivalit hindu

Gati 40 fëmijë në Indi janë mbytur gjatë festivalit hindu

09:06, 27/09/2024
A+ Aa A-

Të paktën 46 persona përfshirë 37 fëmijë dhe shtatë gra u mbytën teksa po festonin një festival fetar hindu në Indinë lindore, thanë zyrtarët lokalë.

Vdekjet u konfirmuan në 15 rrethe në 24 orët e fundit. Një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive tha se viktimat vdiqën duke u larë ritualisht në lumenj dhe pellgje të fryrë nga përmbytjet e fundit.

Festivali treditor i Jivitputrika feston çdo vit mirëqenien e fëmijëve dhe shënohet gjithashtu me nënat që agjërojnë për ta. Zyrtarët në Bihar thanë se shumë njerëz injoruan nivelet e rrezikshme të ujit në lumenj ndërsa laheshin për të festuar festivalin.

Ekziston frika se numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet më tej. Autoritetet shtetërore thanë se familjet dhe të afërmit e viktimave do të marrin kompensim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco