Ministria e Jashtme e Iranit, Kanaani: Kalimi i kohës s’do t’i bëjë kriminelët imun ndaj gjykimit

Ministria e Jashtme e Iranit, Kanaani: Kalimi i kohës s’do t’i bëjë kriminelët imun ndaj gjykimit

20:07, 26/09/2024
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit thotë se skenarët e krijuar nga SHBA kundër Iranit nuk do ta devijojnë vendin nga vendosmëria e tij, për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të kryera kundër popullit iranian.

Nasser Kanaani i bëri këto komente si reagim ndaj deklaratave të fundit të Sekretarit të Shtetit amerikan, Antony Blinken, në lidhje me kërcënimet e Iranit ndaj ish-zyrtarëve amerikanë, duke i cilësuar ato akuza qesharake dhe krejtësisht të pabaza.

Është e qartë se pretendimet e tilla, janë vetëm një pjesë e atmosferës zgjedhore në SHBA dhe bëhet me qëllime specifike politike, për të cilat as nuk ia vlen të përgjigjemi, tha ai.

Kanaani nënvizoi se qeveria amerikane nuk mund të zvogëlojë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, duke ngritur akuza politike kundër Iranit në situatën aktuale të paqëndrueshme, pavarësisht nga vetë bashkëpunimi i Uashingtonit në të gjitha llojet e krimeve të regjimit izraelit në Palestinë dhe Liban.

Komuniteti ndërkombëtar e konsideron regjimin amerikan dhe zyrtarët e tij përgjegjës për ndodhjen e fatkeqësive të tilla njerëzore, tha ai, duke shtuar, “Kriminelët nuk do të jenë të imunizuar nga gjykimi dhe dënimi me kalimin e kohës”./ IRNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco