Izraeli nuk tërhiqet nga ofensiva në Liban, Netanyahu urdhëron trupat të luftojnë me “forcë të plotë”

Izraeli nuk tërhiqet nga ofensiva në Liban, Netanyahu urdhëron trupat të luftojnë me “forcë të plotë”

18:56, 26/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë e vendit të tij që të vazhdojë “luftimin me forcë të plotë” kundër Libanit, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim me Hezbollahun.

Komentet erdhën disa orë pasi SHBA dhe Franca propozuan një marrëveshje armëpushimi 21-ditore midis Izraelit dhe grupit militant me bazë në Liban për t’i hapur rrugë negociatave më të gjera.

 “Ky është një propozim amerikano-francez të cilit kryeministri as nuk i është përgjigjur”, tha të enjten zyra e Netanyahut. Ai hodhi poshtë gjithashtu një raport të veçantë që pretendonte se udhëheqësi izraelit u kishte thënë trupave që të “moderonin” sulmin e tyre ndaj Hezbollahut për të hapur rrugën për një diskutim të mundshëm armëpushimi.

“Raporti për direktivën e supozuar për të lehtësuar luftimet në veri është e kundërta e së vërtetës,” tha zyra e Netanyahut. “Kryeministri ka urdhëruar IDF [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit] të vazhdojnë të luftojnë me forcë të plotë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco