Presidenti: Kenia do të dërgojë më shumë policë në Haiti

Presidenti: Kenia do të dërgojë më shumë policë në Haiti

16:16, 26/09/2024
A+ Aa A-

Kenia do të vendosë oficerë të tjerë policie në Haiti për të ndihmuar qeverinë atje të luftojë bandat e armatosura, si pjesë e një force shumëkombëshe prej 2500 trupash, tha të enjten Presidenti William Ruto.

Ruto tha në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Kenia kishte vendosur tashmë 382 oficerë të trajnuar posaçërisht, të cilët ai i vizitoi në Haiti javën e kaluar.

 “Duhet të theksoj se Kenia do të vendosë kontigjentin shtesë për të arritur objektivin e të gjithë 2500 oficerëve të policisë ,deri në janar të vitit të ardhshëm”, tha presidenti kenian në fjalimin e tij.

Kenia më herët u zotua të drejtojë forcën shumëkombëshe me 1000 policë./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco