Të gjithë të famshmit po e postojnë, por çfarë është 'Mirupafshim Meta IA'?

Të gjithë të famshmit po e postojnë, por çfarë është 'Mirupafshim Meta IA'?

14:59, 26/09/2024
A+ Aa A-

Përdoruesit e Instagram-it mund të kenë vënë re shumë personazhe të famshëm duke shpërndarë të njëjtin postim: “Goodbye Meta AI”.

Yjet e industrisë së argëtimit apo sportit kanë ripostuar imazhin që deklaron se i mohon Meta-s të drejtën për të përdorur të dhënat e tyre për të trajnuar modelet e Inteligjencës Artificiale (IA).

Julianne Moore, Ashley Tisdale apo Jonny Bairstow janë disa prej të famshmëve që e kanë bërë. Por a duhet të bëni të njëjtën gjë?

Si fillim, çfarë shkruan postimi?

“Mirupafshim Meta IA. Ju lutem, kini parasysh që një avokat na ka këshilluar për ta postuar këtë, në të kundërt mund të përballeni me pasoja ligjore. Duke qenë se Meta tani është një entitet publik, të gjithë anëtarët duhet të postojnë një deklaratë të ngjashme. Nëse nuk e postoni të paktën njëherë, do të mendohet se ju pranoni që ata të përdorin të dhënat dhe fotot tuaja. Unë nuk i jap Meta ose dikujt tjetër leje që të përdorë të dhënat e mia personale, informacionin në profil ose fotot”.

Problemi është se postimi i këtij shkrimi në InstaStory nuk është një formë e vlefshme kundërshtimi ndaj politikave të Meta-s. Në vend të kësaj, përdoruesit mund të përdorin cilësimet e llogarisë që të dhënat  e tyre mos të përdoren për trajnimin e IA.

Shumë prej imazheve nga personazhet publikë janë fshehur pjesërisht dhe etiketuar nga Instagram si informacion i rremë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco