Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

Trump: Zelensky shitësi më i zoti i historisë

Trump: Zelensky shitësi më i zoti i historisë

15:35, 25/09/2024
A+ Aa A-

Volodimir Zelensky do shumë që Kamala Harris t'i fitojë zgjedhjet, tha ish-presidenti amerikan Donald Trump në një miting në Pensilvani të martën. Komenti vjen pasi udhëheqësi ukrainas hodhi dyshime mbi pretendimet e kandidatit republikan se ai mund t'i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë. Trump ka këmbëngulur se do t'i thoshte presidentit rus Vladimir Putin dhe Zelensky-t që të "bëjnë një marrëveshje" për t'i dhënë fund armiqësive.

"Unë mendoj se Zelensky është shitësi më i zoti i historisë. Sa herë që vjen këtu, ai largohet me 60 miliardë dollarë", u tha Trump mbështetësve të tij.

Në prill, SHBA miratoi një paketë ndihme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh për Kievin pas disa muajsh kundërshtime nga disa republikanë. Zyrtarët ukrainas thuhet se janë të shqetësuar se Trump mund të shkurtojë ndihmën ushtarake të SHBA.

"Ai dëshiron shumë që [Harris] t'i fitojë këto zgjedhje, por unë do të bëja ndryshe - do të punoj për paqen," shtoi Trump.

Zelensky i vuri në dyshim pretendimet e Trump-it në një intervistë të botuar në revistën The New Yorker të dielën.

"Instinkti më thotë që Trump nuk di vërtet se si ta ndalë luftën, edhe pse mund të mendojë që e di se si. Me këtë luftë, shpesh herë, sa më thellë e shikon, aq më pak kupton", tha ai.

Udhëheqësi ukrainas ndodhet aktualisht në SHBA, ku pritet të takohet me Presidentin Joe Biden, anëtarët e Kongresit, Kamala Harris dhe Donald Trump, për t'u prezantuar atyre "planin e fitores".

Ndërsa detajet e tij nuk janë të qarta, Zelensky i tha ABC News se plani i tij synon "forcimin e Ukrainës" dhe ushtrisë së saj për të "shtyrë [presidentin rus Vladimir] Putin për të ndaluar luftën".

Fundi i konfliktit midis Moskës dhe Kievit mund të jetë më afër sesa mund të mendohet, sipas Zelensky-t.

"Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë, të na forcojnë. Është shumë e rëndësishme", shtoi ai.

Trump ka thënë se ai "ndoshta" do të takohet me Zelensky-t gjatë vizitës së tij, por nuk është caktuar një datë./The Economic Times – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco