Kryeministrit të këtij vendi i është dërguar, një letër me një plumb brenda

Kryeministrit të këtij vendi i është dërguar, një letër me një plumb brenda

13:21, 25/09/2024
A+ Aa A-

Një letër me një plumb drejtuar kryeministrit sllovak Robert Fico ka mbërritur në qeverinë sllovake, njoftoi sot shërbimi për shtyp i qeverisë.

Sipas raportimeve, plumbi është gjetur pasi zarfi i dyshimtë është marrë për një kontroll me rreze X, raporton portali sllovak Plus 7 Dni.

Shtohet se letra ka ardhur nga një dërgues i panjohur. Zëdhënësi i policisë rajonale në Bratislavë, Michal Zeif, e ka konfirmuar lajmin dhe ka shtuar se policia ende po merret me të.

Kujtojmë se më 15 maj të këtij viti, Fico i mbijetoi një atentati në të cilin mbeti i plagosur rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco