Forcat Ajrore të Ukrainës me video të sistemit të mbrojtjes kundërajrore Skynex që iu dha nga Gjermania

Forcat Ajrore të Ukrainës me video të sistemit të mbrojtjes kundërajrore Skynex që iu dha nga Gjermania

13:08, 25/09/2024
A+ Aa A-

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë kryer stërvitjet që përfshinin sistemin e mbrojtjes kundërajrore Skynex, që u është dhënë ukrainasve nga Gjermania.

Stërvitjet përfshin objektiva të ndryshme, kurse në videon e publikuar më poshtë shihet sistemi duke u mbushur, shënjesteruar dhe gjuajtur në drejtim të objektivit.

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore Skynex është zhvilluar nga kompania gjermane Rheinmetall, që u prezantua për herë të parë në vitin 2021.

Sistemi ka katër mitraloza 35 mm, qendrën komanduese, sistemin e radarit që detekton dhe shënjestron objektivat në ajër.

Në fund të majit të këtij viti, qeveria gjermane njoftoi dërgimin e një ndihme tjetër ushtarake në Ukrainë.

Në këtë paketë përfshihej sistemi i mbrojtjes kundërajrore Skynex, që po konsiderohet si armë e fuqishme për dronë dhe aeroplanët rusë që vazhdimisht sulmojnë qytetet ukrainase. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco