Kryediplomati hungarez: Siguria globale nën presidencën e Trump ishte në nivele shumë të larta

Kryediplomati hungarez: Siguria globale nën presidencën e Trump ishte në nivele shumë të larta

12:56, 25/09/2024
A+ Aa A-

Kryediplomati hungarez ka bërë një deklaratë të befasishme, teksa kandidatët presidencialë në SHBA po bëjnë fushatë për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Péter Szijjártó, i cili ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, u është përgjigjur interesit të gazetarëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Kamala Harris do të fitonte në SHBA, ministri i Jashtëm tha se ata gjithmonë respektojnë vullnetin e elektoratit dhe se në një rast të tillë do të përpiqen të krijojnë marrëdhëniet më të mira të mundshme me administratën amerikane.

Kryediplomati hungarez shtoi se në rastin e Joe Biden, nuk ishte për shkak të qeverisë hungareze që marrëdhënia doli ashtu siç ndodhi. Gjatë intervistës, Szijjártó theksoi se politika është një çështje ekperience.

Sipas tij, qeveria hungareze nuk po mbështet Donald Trump "për shkak të shijes së saj", por sepse nën presidencën e tij siguria ishte në një nivel shumë më të lartë. Zgjedhjet do të ishin gjithashtu të mira për situatën globale dhe për marrëdhëniet hungarezo-amerikane./ TELEX.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco