Italia e fundit në BE për punësimin e të sapodiplomuarve

Italia e fundit në BE për punësimin e të sapodiplomuarve

06:51, 25/09/2024
A+ Aa A-

Të rinj dhe të papunë, në çdo rast, të pasigurt.

Arsimi dhe punësimi në Itali funksionojnë dobët, veçanërisht në krahasim me partnerët e Bashkimit Evropian.

Të dhënat e punësimit të të sapodiplomuarve ose atyre nën moshën 35 vjeç, të publikuara nga Eurostat tregojnë një vend në vështirësi.

Sipas studimit, të sapodiplomuarit në Itali janë të fundit që hyjnë në tregun e punës. Në vitin 2023, ajo kishte shkallën më të ulët të punësimit në BE për burrat dhe gratë që sapo kishin dalë nga universiteti .

Sipas  Institutit Evropian të Statistikave , të sapodiplomuarit janë individë të moshës 20-34 vjeç që kanë përfunduar studimet brenda 1 deri në 3 viteve të fundit në nivelet e arsimit të mesëm ose të lartë. 
 

Megjithatë, për ta, me titullin dhe specializimin e tyre hapet dera e pasigurisë, veçanërisht në Itali, ku një në tre nën 35 vjeç mbetet duarbosh dhe me xhepa bosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco