Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO-Virale/  Donald Trump i jep 100 dollarë gruas e cila po blinte në një supermarket në Pensilvani

VIDEO-Virale/ Donald Trump i jep 100 dollarë gruas e cila po blinte në një supermarket në Pensilvani

20:01, 24/09/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është bërë pjesë e një videoje virale që po qarkullon në rrjetet sociale. Ky moment unik ndodhi gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Gjatë një vizite në Pensilvani, Trump ndaloi në një market ushqimor dhe, pasi nxori portofolin, i dha një gruaje 100 dollarë që t’i përdorte për 3 fëmijët e saj.

Kjo ndalesë ndodhi në të njëjtën ditë me një miting që Trump mbajti në Universitetin Indiana në Pensilvani, ku u mblodhën mijëra mbështetës. Gjatë fjalimit për afro 5,000 persona, Trump foli për çështje të rëndësishme si ekonomia dhe emigracioni.

Si kandidat republikan, ai ka premtuar ulje të çmimeve në supermarket nëse fiton përballjen me Kamala Harris.

Pensilvania pritet të luajë një rol kyç në zgjedhjet presidenciale, me 19 vota në Kolegjit Zgjedhor. Sipas sondazheve, Harris është në avantazh të lehtë ndaj Trump, me 48.3% përkundrejt 46.8%, një diferencë prej vetëm 1.5%.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco