Policia e Afrikës së Jugut gjetën 'plumba' me kokainë në barkun e një gruaje në aeroport, e 'tradhtuan' rrezet X

Policia e Afrikës së Jugut gjetën 'plumba' me kokainë në barkun e një gruaje në aeroport, e 'tradhtuan' rrezet X

11:17, 24/09/2024
A+ Aa A-

Një grua e arrestuar në një nga aeroportet më të ngarkuara të Afrikës së Jugut, është akuzuar si transportim droge pasi rrezet X zbuluan dhjetëra ‘fishekë’ të asaj që policia beson se është kokainë në barkun e saj.

30-vjeçarja nga Namibia është ndalur dhe arrestuar në aeroportin ndërkombëtar OR Tambo në Johanesburg, pasi policia vërejti se ajo po tentonte të kontrabandonte drogë gjatë udhëtimit të saj nga Sao Paulo i Brazilit, transmeton Telegrafi.

Policët e kapën derisa po tentonte të kalonte në portin e kontrollit të aeroportit. Ky është rasti i dhjetë i tentimit t ë kontrabandimit të drogës në këtë aeroport në dy muajt e fundit.

Pasi u arrestuar, gruaja u dërgua në spital, ku në rrezet X u vërejtën objekte të dyshimta në barkun e saj – që me gjasë i kishte gëlltitur qëllimshëm.

Nën vëzhgimin e policisë, ajo nxori nga goja 68 “plumba” me kokainë që peshon afro 850 gramë.

Ajo pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve më 25 shtator, dhe akuzohet për kontrabandim dhe posedim të lëndëve narkotike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco