Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta konferencë për mediat

TRAGJEDI në Itali/ Pas përmbytjeve masive, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja e tij

TRAGJEDI në Itali/ Pas përmbytjeve masive, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja e tij

10:36, 24/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali.

Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën  e Montecatini Val di Cecina. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjës, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime.

Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco