Aeroplani spiun rus shkel hapsirën ajrore japoneze/ Tokio përdor raketa sinjalizuese për ta paralajmëruar

Aeroplani spiun rus shkel hapsirën ajrore japoneze/ Tokio përdor raketa sinjalizuese për ta paralajmëruar

10:08, 24/09/2024
A+ Aa A-

Japonia ka njoftuar se aeroplanët e saj luftarakë kanë përdorur raketa sinjalizuese për të paralajmëruar aeroplanin spiun rus, që të largohej nga hapsira ajrore e Japonisë.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Minoru Kihara u tha gazetarëve se një aeroplan spiun rus Il-38 ka shkelur hapsirën ajrore japoneze mbi ishullin Rebun, duke qëndruar për tre minuta në hapsirën japoneze ajrore.

Ky veprim vjen një ditë pasi flota e përbashkët e luftanijeve kineze dhe ruse, lundruan rreth brigjeve japoneze në veri të vendit.

Kihara tha se hapsira e tyre ajrore u shkel dhe mund të ketë lidhje me stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që i kishte paralajmëruar në fillim të muajit Rusia dhe Kina.

Autoritetet japoneze të sigurisë u alarmuan duke ngritur në ajër aeroplanë luftarakë F-15 dhe F-35, që përdorën për herë të parë raketa sinjalizuese për të paralajmëruar fluturaken ruse e cila më gjasë kishte injoruar këto paralajmërime, ka njoftuar Kihara.

“Shkelja e hapësirës ajrore është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, shtoi Kihara – duke theksuar se “Japonia ka protestuar” përmes kanaleve diplomatike dhe ka kërkuar masa preventive.

Kihara shtoi se përdorimi i raketave sinjalizuese ishte përgjigje legjitime ndaj shkeljes së hapësirës ajrore dhe u zotua t’i “përdorin sërish pa ndonjë hezitim”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco