Lajmi i fundit

LIVE/ Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha takim me të rinjtë

Irani ndërton një mur 10 kilometra në kufirin e tij me Afganistanin: Nuk pranojmë dot më refugjatë afganë

Irani ndërton një mur 10 kilometra në kufirin e tij me Afganistanin: Nuk pranojmë dot më refugjatë afganë

15:43, 23/09/2024
A+ Aa A-

Irani ka ndërtuar një mur më shumë se 10 kilometra të gjatë në kufirin e tij me Afganistanin, një kalim kyç për emigrantët afganë në vend, tha sot një oficer i ushtrisë, sipas mediave lokale.

“Në kufirin me Afganistanin janë ndërtuar mbi 10 km mure dhe janë planifikuar 50 km shtesë”, tha sot zëvendëskomandanti i forcave tokësore të Ushtrisë, gjeneral Nozar Nemati.

Më 9 shtator, Ministri i Brendshëm Eskander Momeni njoftoi mbylljen “e plotë” të kufirit, duke shtuar se vendi nuk ishte më në gjendje të pranonte një numër të tillë emigrantësh afganë.

Që nga kthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2021, fluksi i emigrantëve afganë në Iran është rritur.

Irani ndan një kufi prej më shumë se 900 km me Afganistanin

“Duke mbyllur kufirin, ne duam të kontrollojmë hyrjen dhe daljen e vendit dhe të rrisim sigurinë në zonat kufitare”, shtoi sot gjenerali Nemati.

Autoritetet kanë rritur presionin ndaj emigrantëve “të parregullt” në muajt e fundit dhe rregullisht njoftojnë dëbimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco