3-vjeçari gjerman hap ekspozitën e tij të parë, pikturat e tij shiten deri 270 mijë euro

3-vjeçari gjerman hap ekspozitën e tij të parë, pikturat e tij shiten deri 270 mijë euro

14:50, 23/09/2024
A+ Aa A-

Vetëm 3 vjeç, artisti i ri gjerman Laurent Schëarz ka hapur ekspozitën e parë në qytetin e tij të lindjes, Neubeuern. Laurent ka tërhequr vëmendjen gjatë muajve të fundit, me ofertat për pikturat e tij me akrilik që variojnë nga 10,000 deri në 270,000 euro, ndërsa shifrat për pikturën e tij të pare janë edhe më të larta.

Babai i Laurentit Philip Zhwarz thotë se një nga pikturat me ofertat më të larta ka qenë piktura e tij e parë.

“Mendoj se koleksionistët janë të interesuar për punën e parë. Aktualisht jemi diku tek rreth 325,000 dollarë. Kjo është një shumë e paimagjinueshme. Në një moment, ai do të vendosë për veten e tij. Sigurisht, ka pikturat e preferuara që ne nuk do t’i shesim”.

Laurent filloi të pikturojë një vit më parë gjatë një pushimi në Itali. Që atëherë, ai ka realizuar nga një pikturë në javë. Pavarësisht famës dhe vëmendjes, nëna e Laurentit, Lisa Schëarz, tha i takonte Laurentit të vendosë nëse dëshiron ende të pikturojë”- tha babai i vogëlushit.

Fitorja e mundimshme e Leverkusenit, Granit Xhaka i pakënaqur nga mbrojtja: Nuk mund të pësojmë kaq shumë gola

“Nëse një ditë Laurenti më thotë që nuk mundet më, atëherë kjo është e gjitha dhe gjithçka është në rregull. Të jem e sinqertë nuk kemi asnjë plan, sepse ne vetë nuk e kemi kuptuar ende se çfarë po ndodh.

Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe mirënjohës që njerëzit e shohin këtë art kaq tërheqës dhe thjesht e duan atë. Është e mahnitshme.”-tha nëna e 3-vjeçarit.

Ndërsa një prej vizitoreve, në ekspozitë, Masçela, tha se uroj shumë që Laurenti ta ruajë talentin e tij edhe kur të rritet.

“Picasso dikur tha se të gjithë janë artistë kur janë fëmijë, por është e vështirë të jesh artist i rritur. Shpresoj që Laurenti i vogël të vazhdojë të realizojë piktura të shkëlqyera”

Ndërsa, pikturat e Laurentit ishin tashmë të ekspozuara në panairin më të madh të artit të Mynihut “art.muc” në prill 2024, kjo është ekspozita e tij e parë./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco