Angli: Dokumente false nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të njerëzve!

Angli: Dokumente false nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të njerëzve!

14:07, 23/09/2024
A+ Aa A-

Ka qenë një operacion tre-ditor i kryer nga një grup agjencish britanike të ligj-zbatimi në Irlandën e Veriut, dhe Britani, Agjencisë së Luftës Kundër krimit, NCA, forca të ndryshme policore britanike dhe partnerë ndërkombëtarë, për të shkatërruar rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore që mbërrijnë në Britani përmes Republikës së Irlandës drejt Irlandës së Veriut e cila është pjesë e Britanisë se Madhe.

31 trafikantë janë arrestuar, që lehtësonin kalimin drejt Britanisë së emigrantëve me dokumente false, përmes porteve dhe aeroporteve të Irlandës që kanë një zonë të përbashkët udhëtimi pa viza me Britaninë, edhe pse nuk janë pjesë e zonës Shengen, por që emigrantët mund të hyjnë në Irlandë si vend i BE-së, në kësi rastesh me dokumente false.

Rreth 400 mijë stërlina janë sekuestruar dhe 10 dokumenta fallco  janë kapur gjatë operacioneve në pikat e kalimeve kufitare dhe rrugë lidhëse në  qytete, si Belfasti, Liverpuli, Luton dhe adresa ne Skoci. Ka qene gazeta The Telegraph e Londrës që një vit më parë  zbuloi kontrollet e buta kufitare mes Irlandës dhe Britanisë, edhe pse ky ishte një sekret publik,  që shfrytëzohej  nga shqiptarët për të emigruar drejt Britanisë nëpër taksi që kushtonin deri në 2,500 stërlina, që është më pak se kostoja e kalimeve me gomone.

Kjo shumë ishte përveç  300 apo 400 stërlinave të tjera për një dokument fals të blerë në Shqipëri. Mendohej që këto udhëtime kryheshin çdo ditë. Hetimi i kësaj gazete britanike zbuloi se shqiptarët  bashkëpunonin me grupet kriminale irlandeze për ti organizuar fluturimet drejt Dublinit me dokumente false evropiane dhe më pas me taksistë irlandez që i çonin ata drejt Britanisë me tragetet që lidhnin Irlandën ose Irlandën e Veriut me portet britanike. Ndërkohë ka shkuar në mbi 24 mijë vetë numri i të ardhurve këtë vit me gomone përmes La Manshit, ku 707 emigrantë kaluan vetëm ditën e shtunë, mes tyre edhe shqiptarë.

Të ardhurve me gomone sipas ligjit të para dy vjetëve nuk u lejohet kërkimi i azilit, ndërkohë të ardhurve të tjerë si me manune apo në forma të tjera nuk preken nga ky rregull, andaj dhe ka shtim të mbërritjeve përmes rrugëve të tjera të kalimeve të paligjshme. Ministrja britanike e Azilit dhe Sigurisë se Kufijve, Dame Angela Eagle, thotë se ky operacion ka qenë një sukses i madh dhe dërgon një sinjal të qartë se grupet e trafikantëve që shkelin ligjin do përballen me pasoja serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco