E rrëmbyen në vitin 1951, gjendet 7 dekada më vonë

E rrëmbyen në vitin 1951, gjendet 7 dekada më vonë

13:42, 23/09/2024
A+ Aa A-

Një burrë, i cili ishte grabitur në vitin 1951, kur ishte vetëm 6 vjeç, u gjet shëndoshë e mirë më shumë se 7 dekada më vonë, falë një testi trashëgime online dhe fotografive e lajmeve të vjetra të botuara nëpër gazeta.

Luis Armando Albino, portorikan që jetonte në Kaliforni kur ishte fëmijë, u zbulua nga mbesa e tij Alida Alequin, në anën tjetër të Shteteve të Bashkuara, ku kishte kaluar gjithë jetën, shkruan A2 CNN. Albino ishte bërë prind dhe gjysh, kishte punuar si zjarrfikës dhe kishte qenë edhe pjesë e Marinës Amerikane e madje kishte luftuar në Vietnam.

Më 21 shkurt 1951, teksa po luante më vëllain e tij të vogël në një park në Oakland, Albino u josh nga një grua për të bërë një shëtitje me të, pasi i kishte premtuar se do t’i blinte një karamele. Por ajo e rrëmbeu vogëlushin dhe e dërgoi në bregun lindur të Shteteve të Bashkuara, ku përfundoi duke jetuar me një familje tjetër, që e rriti si të ishte fëmija i vet.

Për më shumë se 70 vjet, Albino mbeti person i shpallur i zhdukur dhe të gjithë familjarët e tij nuk reshtën kurrë së kërkuari. E ëma vdiq në vitin 2005, por kërkimet i vijuan familjarët e tjerë.

Në vitin 2020, mbesa e tij, Alequin, bëri një test ADN-je online dhe zbuloi se kishte një përputhje 22% me një burrë që rezultoi të ishte daja i saj. Por u deshën edhe 4 vite të tjera hetime nga FBI, që më në fund palët të takoheshin dhe identiteti i Albino-s të konfirmohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco