Të paktën 50 të vrarë dhe 300 të plagosur në Liban nga sulmet ajrore izraelite

Të paktën 50 të vrarë dhe 300 të plagosur në Liban nga sulmet ajrore izraelite

13:27, 23/09/2024
A+ Aa A-

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban gjatë ditës së sotme, pasi dje pati shkëmbime zjarri mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.

Ministria libaneze e Shëndetësisë, ka njoftuar se nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë të paktën 50 persona dhe 300 tjerë janë plagosur.

Sipas kësaj ministrie, në mesin e të plagosurve në këto sulme të IDF-së izraelite, ka gra dhe fëmijë, transmeton Telegrafi.

Grupi militant Hezbollah ka njoftuar se ka lansuar sot një sërë raketash në pozicione të ndryshme ushtarake brenda Izraelit.

E në anën tjetër, sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore janë aktivizuar sot në veri të Izraelit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco