Trump: Harris s’do jetë në gjendje të ndalojë Luftën e Tretë Botërore

Trump: Harris s’do jetë në gjendje të ndalojë Luftën e Tretë Botërore

11:49, 23/09/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që kandidon për zgjedhje beson se bota është kthyer në një vend shumë të rrezikshëm dhe se rivalja e tij, Kamala Harris, nuk do të jetë në gjendje të ndalojë një luftë tjetër botërore që të mos ndodhë.

Përmes një stausi në rrjetin ‘Truth Social’, Trump thitë se rivalja e tij nuk ëhstë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve më të thjeshta, e jo më të parandalojë luftëra.

"Bota tani është një vend shumë i rrezikshëm. Kamala <…> nuk është në gjendje t'u përgjigjet as pyetjeve më të thjeshta. Është çmenduri! Nëse ajo nuk mund ta bëjë këtë, si mund të na përfaqësojë në ndalimin e Luftës së Tretë Botërore? Përgjigja është e thjeshtë , ajo nuk mundet!” ka shkruar kandidati republikan për president në faqen e tij, në Truth Social.

Më herët, Trump paralajmëroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë drejt një lufte të tretë botërore nën një administratë demokratike.

SHBA do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor. Presidenti aktual i SHBA Joe Biden duhej të përfaqësonte demokratët në votim, por më vonë ai vendosi të tërhiqej nga gara pas performancës së tij të dobët në qershor në debatin me paraardhësin e tij Trump, i cili më vonë u bë kandidati republikan për president. Biden miratoi zëvendëspresidentin amerikan Harris për ta zëvendësuar atë, ndërsa Partia Demokratike e emëroi zyrtarisht në gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco