Elon Musk do të çojë 'këdo' në Mars, por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA

Elon Musk do të çojë 'këdo' në Mars, por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA

09:34, 23/09/2024
A+ Aa A-

Elon Musk është zotuar se do të çojë “këdo që dëshiron të jetë një udhëtar në hapësirë” në Mars, por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA.

Të dielën mbrëma, Musk u tha ndjekësve të tij në X se në vetëm dy vjet, ai do të dërgojë pesë anije kozmike në Mars.

“Përfundimisht,” shtoi ai, “do të ketë mijëra Starships që shkojnë në Mars dhe do të jetë një pamje e lavdishme për t’u parë”.

Sidoqoftë, mbështetësi i zëshëm i Donald Trump, tha se një tjetër presidencë demokratike “do të shkatërronte programin e Marsit dhe do ta dënonte njerëzimin”, duke e mbytur atë në burokraci.

Musk tha gjithashtu në fillim të muajit: “Ne kurrë nuk do të arrijmë Marsin nëse Kamala fiton”.

Është një pretendim i përsëritur nga kandidati republikan Trump.

Të shtunën, ai u zotua të arrijë në Mars gjatë presidencës së tij nëse mbështetësit e tij e çojnë atë në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë do të flas me Elon. Ai, nis ato anijet raketore”, tha ai në një tubim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco