Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Rusisë mund t’i ketë dështuar testimi i ri i raketës balistike interkontinentale

Rusisë mund t’i ketë dështuar testimi i ri i raketës balistike interkontinentale

09:31, 23/09/2024
A+ Aa A-

Pamjet e reja satelitore shfaqin një çarje të madhe në një kozmodrom rus, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë pasojë e një testimi të dështuar të një rakete balistike interkontinentale.

Katër automjete zjarrfikësish shihen gjithashtu në fotografitë e Kozmodromit Plesetsk nga 21 shtator, i cili ndodhet në rajonin Arhangelsk në veri të Rusisë.

Një analist i inteligjencës, me emrin e përdoruesit @MeNMyRC1, i cili i ka analizuar pamjet, tha se vrima mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i një rakete balistike interkontinentale, RS-28 Sarmat.

Edhe analistë të tjerë u pajtuan me vlerësimin e tij. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të jetë hera e katërt që një raketë Sarmat ka dështuar.

Rusia pretendoi në prill 2022 se kishte testuar me sukses këtë raketë.

Sarmat, zhvillimi i së cilës nisi në vitet 2000, është raketë me lëndë djegëse e dizajnuar të udhëtojë deri në 18.000 kilometra.

Ajo është 35 metra e gjatë dhe thuhet se mund ta bartë një ngarkesë prej 10 tonësh me koka të ndryshme raketore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco