Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Papa Francesku anulon aktivitetet, shkak...

Papa Francesku anulon aktivitetet, shkak...

09:13, 23/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Vatikanit, Papa Francesku ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara, për shkak të një gjendje të lehtë gripale.

Njoftimi është bërë nga zyra e shtypit e Vatikanit, ndërsa informon gjithashtu se janë anuluar të gjitha seancat e kësaj të hëne.

Vendimi vjen si masa paraprake në funksion të udhëtimit në ditët në vijim.

Për shkak të gjendjes së lehtë të gripit dhe si masë paraprake duke pasur parasysh udhëtimin e ditëve të ardhshme, audienca papale e planifikuar për sot është anuluar”, thuhet në njoftim.

Papa ka në rendin e ditës këtë javë një udhëtim të ri apostolik ndërkombëtar, në Luksemburg dhe Belgjikë nga e enjtja e 26 shtatorit deri të dielën 29 shtator.

Më 2 shtator, Papa nisi një vizitë maratonë 12-ditore në katër vende në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Jugor, Indonezia, Papua Guinea e Re, Timori Leste dhe Singapori. Ky ishte një nga udhëtimet më të gjata jashtë vendit që ka nisur një Papë dhe shënon distancën më të madhe gjeografike (32,814 kilometra ose rreth 20,000 milje) që Françesku ka udhëtuar që nga zgjedhja e tij më 2013.

Vizita historike bëri që Papa të nxjerrë në pah temat kryesore të pontifikatit të tij, duke përfshirë dialogun ndërfetar dhe mbrojtjen e mjedisit. Udhëtimi nënvizoi gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm që po ndodh brenda Kishës Katolike, animin e saj drejt Azisë.

Gjatë pontifikatit të tij, 44 vizitat e mëparshme të Françeskut kanë përfshirë Korenë e Jugut, Japoninë, Filipinet, Tajlandën, Mianmarin dhe Bangladeshin. Gjithashtu kisha Katolike nuk është më një institucion eurocentrik apo perëndimor, por një institucion ku kishat në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine kanë një zë në rritje. Françesku, i cili si i ri donte të bëhej misionar në Japoni, ka folur në mënyrë të favorshme për udhëheqësit e kishës meshkuj dhe femra që vijnë nga vende jashtë Evropës./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco