Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

‘Plani i fitores’ së Zelenskyt/ Miliarderi amerikan: Mund të çojë në luftën e tretë botërore

‘Plani i fitores’ së Zelenskyt/ Miliarderi amerikan: Mund të çojë në luftën e tretë botërore

08:49, 23/09/2024
A+ Aa A-

Miliarderi amerikan, David Sacks, pohon se plani i presidentit ukrainas Vladimir Zelensky për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë do të çonte në një luftë të tretë botërore.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sacks shkruan se të gjitha propozimet e Zelenskyt të çojnë drejt një lufte botërorë.

"Zelensky është në SHBA për t'i paraqitur presidentit të [SHBA-së] [Joe] Biden 'Planin e Fitores' së tij shumë të përfolur. Çfarë konsiston në këtë? 1) Pranimi i menjëhershëm i [Kievit] në NATO. 2) sulmet me raketa me rreze të gjatë. Në fjalë të tjera, Lufta e Tretë Botërore”, shkroi Sacks në faqen e tij në X.

 

 

Investitori amerikan tha se shpreson se Biden mund të kujtojë pse i ka refuzuar të dyja pikat e planit të Zelensky.

Më herët, Zelensky njoftoi se ka një plan të caktuar për t'i dhënë fund konfliktit, i cili do t’i prezantohet presidentit amerikan Joe Biden, porse ky i fundit ka hezituar të lejojë Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjata veprimi.  

Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në dukje se Ukraina nuk është në gjendje të godasë thellë brenda Rusisë pa ndihmën perëndimore, pasi ajo ka nevojë për zbulim satelitor dhe detyra fluturimi për ta bërë këtë. Udhëheqësi rus ka thënë gjithashtu se vendet e NATO-s nuk po debatojnë vetëm për përdorimin e mundshëm të armëve perëndimore me rreze të gjatë veprimi nga Kievi, por se ata po vendosin nëse do të përfshihen ose jo drejtpërdrejt në konfliktin e Ukrainës. Putin theksoi se Moska do të merrte vendime, bazuar vetëm në kërcënimet që do t'i paraqiteshin Rusisë. Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco