Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Të shtëna masive në Alabama, 4 të vdekur dhe 18 të plagosur

Të shtëna masive në Alabama, 4 të vdekur dhe 18 të plagosur

08:09, 23/09/2024
A+ Aa A-

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në Birmingham, Alabama, bëri të ditur për mediat policia vendase.

"Shumë të shtëna qëlluan mbi një grup njerëzish. Oficerët gjetën trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendngjarje, ndërsa një burrë i tretë vdiq më vonë nga plagët e plumbave në spital’, tha Policia e Birminghamit.

Autorët besohet se janë afruar në vendngjarje me një automjet para se të dilnin dhe të hapnin zjarr.

Sipas Policisë të shtënat nuk ishin të rastësishme dhe mund të kenë qenë rezultat i një komploti për vrasje.

“Objektivi i synuar ishte mes të vrarëve. Nuk ishte vendndodhja, por ishte personi, kështu që kudo që të ishte ai, do të mund ta kapnin atë individ,” tha shefi i policisë lokale.

Ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, ndërsa autoritetet po bëjnë presion për të gjetur sulmuesit.

Policia tha në një deklaratë se po punon me FBI-në dhe agjenci të tjera federale, duke ofruar një shpërblim prej 5000 dollarësh për informacion dhe kanë hapur një portal në internet për dërgimin e fotove dhe videove të incidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco