Irak/ Grupi militant pro-iranian nis sulme me dron në Luginën e Jordanit

Irak/ Grupi militant pro-iranian nis sulme me dron në Luginën e Jordanit

22:46, 22/09/2024
A+ Aa A-

Grupi militant pro-iranian i Rezistencës Islamike në Irak tha të dielën se kishte nisur një sulm me dron, mbi një objektiv në Luginën e Jordanit të pushtuar nga Izraeli.

Pasi militantët e Hamasit filluan sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar duke shkaktuar luftën në Gaza, fraksionet e armatosura shiite irakiane, si grupet e tjera pro-iraniane, u zotuan të kryejnë sulme në solidaritet me palestinezët.

Rezistenca Islamike në Irak u zotua të përshkallëzojë sulmet e saj.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se përgjuesit u nisën drejt një UAV (dron), që u nis nga Iraku dhe u identifikua duke kaluar nga Siria në territorin izraelit. Nuk raportohet për të lënduar.

Grupi militant pro-iranian tha se dronët e tij goditën një vendndodhje në Luginën e Jordanit në "territoret e pushtuara palestineze", por nuk dha detaje.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur që kur mijëra pajisje komunikimi dhe telekomanda të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut të Libanit shpërthyen, në një sulm që fajësohet gjerësisht Izraeli. Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarrin më të rëndë ndërkufitar, në një konflikt që po zhvillohet paralelisht me luftën gati njëvjeçare të Gazës./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco