Një tërmet me magnitude 5 ballë goditi Kilin

Një tërmet me magnitude 5 ballë goditi Kilin

22:28, 22/09/2024
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur Kilin këtë mbrëmje, raporton Instituti Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 47 kilometrash, shtoi EMSC.

Epiqendra e tërmetit ishte nën det, 110 kilometra në veriperëndim të qytetit Vinja del Mar, i cili ka rreth 300 mijë banorë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Në korrik të këtij viti një tërmet i madh me magnitudë 7.4 goditi Kilin verior.

Epiqendra e tërmetit ishte 164 milje (265 kilometra) në lindje të qytetit bregdetar të Antofagasta, në një thellësi prej 78.5 milje (126 kilometra).

Kili ndodhet përgjatë "Unazës së zjarrit" të Paqësorit, një hark aktiviteti intensiv sizmik që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore dhe përgjatë pellgut të Paqësorit.

Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8.8 shkaktoi një cunami që përfshiu fshatra të tëra në jug dhe në qendër të vendit, duke lënë rreth 520 të vdekur.

I kufizuar nga Oqeani Paqësor në perëndim dhe vargmalet e Andeve në lindje, Kili është gjithashtu një nga vendet më aktive sizmike në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco