Barnier nuk përjashton një rritje të taksave për më të pasurit

Barnier nuk përjashton një rritje të taksave për më të pasurit

21:40, 22/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri francez, Michel Barnier, i intervistuar këtë mbrëmje për France 2 news, deklaroi se donte t'u kërkonte "më të pasurve të marrin pjesë në përpjekjen e solidaritetit", pa "rënduar më tej taksat për të gjithë francezët".

“Nuk dua të rëndoj më tej taksat mbi të gjithë francezët që paguajnë më shumë taksa se të gjithë partnerët e tyre evropianë.

As mbi njerëzit më modestë, as mbi ata që punojnë, as mbi shtresat e mesme”.

Megjithatë, Barnier saktësoi kur u përball me sfidën e rivendosjes së financave publike të Francës, ''Nuk e përjashtoj që në përpjekjet kombëtare të jetë e nevojshme të sigurohet që njerëzit më të pasur të marrin pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco