Hutohen përdoruesit e Google Maps, çfarë është ishulli misterioz 'i nxirë' në hartë

Hutohen përdoruesit e Google Maps, çfarë është ishulli misterioz 'i nxirë' në hartë

12:28, 22/09/2024
A+ Aa A-

Google Maps ka fshirë plotësisht një ishull dhe kaq është dashur që përdoruesit të zhvillojnë teoritë e tyre.

Google Maps ka hartuar të gjithë globin , që do të thotë se është plot me vende interesante, por dhe shpesh misterioze.

Ata që kanë shfletuar aplikacionin do të kenë vënë re se shtëpitë e të famshëmve duken të paqarta, ka zona të ndaluara dhe së fundmi dikush zbuloi se ekziston një ishull, i cili për disa arsye të çuditshme dhe të panjohura është nxirë plotësisht.

Shumë njerëz janë të hutuar nga ky detaj i çuditshëm dhe sigurisht, disa përpiqen të shpjegojnë pse ndodh kjo.

Jashtë ishullit, ju mund të shihni oqeanin e bukur blu dhe ndoshta disa plazhe të vogla. Megjithatë, qendra e ishullit është plotësisht e errët.

Google Maps shpesh e përdor këtë veçori për vendet ku ata nuk kanë qasje ose kur njerëzit i kanë kërkuar Google që të mos i shfaqë ato në harta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco