Afrika e Jugut: Reshje të dendura bore, rrugë të mbyllura, shoferë të bllokuar

Afrika e Jugut: Reshje të dendura bore, rrugë të mbyllura, shoferë të bllokuar

19:49, 21/09/2024
A+ Aa A-

Në disa zona lartësia e borës ka arritur deri në 2 metra.

Reshjet e pazakonta të borës sot shkaktuan probleme të mëdha në rrjetin rrugor të Afrikës së Jugut , ku në mesditë me orën lokale njerëzit mbetën të bllokuar pasi kaluan natën në automjetet e tyre. 

Autostrada kombëtare N3, e cila lidh Johanesburgun me qytetin e bregdetit lindor të Durbanit, ishte një nga më të prekurat dhe shumë pjesë të saj u mbyllën, edhe nëse devijimi i trafikut ishte i pamundur, sipas autoriteteve.

Shërbimet e urgjencës kanë punuar gjatë gjithë natës dhe ende po punojnë për të ndihmuar personat e bllokuar në makinat e tyre, por ende nuk dihet se sa persona janë të bllokuar apo në çfarë gjendje janë, tha një zyrtar i kompanisë që menaxhon autostradat , Tanya Doogra, në rrjetin televiziv ENCA. 

Image

Batanije dhe vakte janë shpërndarë për disa nga shoferët e bllokuar, tha qeveria provinciale KwaZulu-Natal në një deklaratë për shtyp të lëshuar këtë pasdite.

Kamionët janë parkuar në anë të rrugës që nga dje dhe "autobusët që udhëtojnë midis provincave kanë mbetur të bllokuar për rreth 7 orë në pikat e karburantit," i tha AFP

Simone Zouane, një oficer komunikimi në RTMC, organi kryesor që menaxhon sigurisë e rrugës në vend. 

Image

Në disa zona, lartësia e borës ka arritur  deri në 2 metra, tha organizata për promovimin e sigurisë rrugore Arrive Alive në një postim në X. 

Nga ana e saj, autoriteti i menaxhimit të kufirit të Afrikës së Jugut njoftoi se kishte mbyllur në pjesën perëndimore tre pika kufitare me Lesoto për shkak të "rrezikut të konsiderueshëm" të shkaktuar nga kushtet e motit.

Image

Priten më shumë reshje dëbore dhe autoritetet kanë lëshuar paralajmërime në pjesë të ndryshme të vendit, tha për AFP një meteorolog, Lutando Massimi, duke folur për "fenomene ekstreme". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco