Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

17:41, 21/09/2024
A+ Aa A-

Nigeri/ Përmbytjet shkaktojnë qindra viktima

Image

Gjatë javëve të fundit, Nigeria është përballur nga rrebeshe të shumta shiu, përmbytje dhe kaos. Mbi 300 njerëz kanë gjetur vdekjen për shkak të mbytjes ose shembjes së godinave të ndryshme. Në Marad, një ndër qytetet më të goditura, janë ngritur 100 tenda për të akomoduar njerëzit.

Përmbytjet kanë sjellë gjithashtu edhe shtyrjen e vitit të ri akademik. Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, mbi 800,000 njerëz janë prekur drejtpërdrejt nga përmbytjet e shumta. Sipas ekspertëve, këto ndryshime të befta të motit, janë pasojë e ndryshimeve klimatike.

Japoni/ Evakuuohen 30,000 njerëz nga përmbytjet

Image

Një situatë e ngjashme me Nigerinë është regjistruar edhe në qendër të Japonisë, ku rreth 30,000 njerëz do të evakuuohen si pasojë e përmbytjeve të mëdha, të shkaktuara nga shirat e dendur. Në Ëajima janë evakuuar rreth 18,000 njerëz, ndërsa në Suzu, 12,000 të tjerë.
 
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një emergjencë për shiun e dendur në disa zona. Sipas zyrtarëve të qeverisë, 12 lumenj kanë thyer digat e tyre. Situata paraqitet e rëndë dhe e mbushur me panik, ndërsa njerëzit po largohen nga shtëpitë për t’u strehuar në zona më të sigurta.

Lindja e Mesme/ Izraeli sulmon Libanin

Image

Izraeli i është kundërpërgjigjur sulmit të Hezbollah, i cili lëshoi 150 raketa në veri të Izraelit. Bejruti është mbushur me re tymi nga ushtria izraelite, e cila u shpreh se kishte kryer një “sulm në shënjestër”.

Një dron izraelit hodhi disa raketa në Dahiyeh, zonë e populluar në Bejrut. Ndërkohë që konflikti i Izraelit dhe Hezbollah ka nisur të shtohet, sidomos pas shpërthimit të sinjalizuesve dhe radiove komunikuese, të cilat kanë vrarë 37 njerëz dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.

Lindja e Mesme/ Lideri i Hezbollah reagon pas sulmit izraelit

Image

“Armiku i ka kaluar të gjitha rregullat, ligjet dhe vijat e kuqe. Nuk i interesonte asgjë, as moralisht, as humanisht, as juridikisht!”, u shpreh lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah, pas sulmeve të Izraelit në të gjithë Libanin.

Ai iu referua shpërthimeve të sinjalizuesve dhe radiomarrëseve si një “goditje e paprecedentë”, duke shtuar gjithashtu se Hezbollah do të japë një dënim të drejtë dhe do të vijojë luftën. Nasrallah theksoi se këto sulme janë “shpallje lufte”, duke rritur edhe më shumë frikën se do të ndodhë një luftë në Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco