Pas rreth 450 vjetësh gjenden mbetje njerëzore në Notre-Dame

Pas rreth 450 vjetësh gjenden mbetje njerëzore në Notre-Dame

16:53, 21/09/2024
A+ Aa A-

Zjarri që shkatërroi Katedralen Notre-Dame de Paris, nxori në pah gjetje të shumta mijëra vjeçare për arkeologët.

Në restaurim e sipër, u zbuluan mbetjet kockore të dy personave.

Njëri i identifikuar në atë kohë si një klerik i katedrales. Mbetjet kockore të personit tjetër, mbetën të panjohura në atë kohë. Së fundmi janë hedhur hipotezat se është poeti i famshëm francez, Joachim du Bellay, i cili vdiq në vitin 1560. Du Bellay besohej se ishte varrosur në katedrale pranë xhaxhait të tij me kërkesë të familjes së tij, por varri nuk u gjet kurrë.

Éric Crubézy, profesor i antropologjisë biologjike në Universitetin e Toulouse 3, sëbashku me ekipin e tij parashtruan hipotezën bazuar në prova të një autopsie e cila zbuloi se individi vuante nga tuberkulozi i kockave dhe meningjiti kronik, gjë që ishte e rrallë në atë kohë por përputhet me historinë mjekësore të du Bellay.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco