E shfrytëzoi për të hedhur bombat atomike në Japoni, përse SHBA po rinovon bazën?

E shfrytëzoi për të hedhur bombat atomike në Japoni, përse SHBA po rinovon bazën?

16:10, 21/09/2024
A+ Aa A-

SHBA-ja po rindërton bazën ajrore të përdorur për të lëshuar bombat atomike mbi Japoni, ngjarja që shokoi botën dhe i ka frenuar deri më sot kombet nga përdorimi i armëve të tilla, përmasat e shkatërrimit të të cilave ishin të paimagjinueshme deri në atë moment.

Tani, mësohet se që nga janari 2024, Shtetet e Bashkuara ka filluar punën në ishullin Tinian në Oqeanin Paqësor, por detaje nuk ka.

Dihet vetëm se 20 milionë kilometra/katror asfalt janë restauruar dhe qindra hektarë mbetje janë pastruar.Për këtë projekt janë ndarë gati gjysmë miliard dollarësh, thotë CNN.

Sipas ekspertëve ushtarakë, në këtë mënyrë shteti amerikan duket se po përgatitet në heshtje për një përballje të mundshme me Kinën. Tinian konsiderohej një vend kyc gjatë Luftës së Dytë Botërore –e pikërisht nga këtu u ngritën avionët që hodhën bomba atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco