Shpërthime të fuqishme në depot e municioneve në Rusi

Shpërthime të fuqishme në depot e municioneve në Rusi

11:44, 21/09/2024
A+ Aa A-

Shumë shpërthime u regjistruan në depot e municioneve në territorin e Krasnodarit dhe rajonin e Tverit.

Një sulm me dron në rrethin Tikhoretsk në rajonin Krasnodar të Rusisë shkaktoi shpërthime eksplozivi, njoftoi guvernatori rajonal, Veniamin Kondratyev.

Sipas Washington Post, Qarku Tikhoretsk është shtëpia e një depoje të madhe municionesh që është zgjeruar gjatë vitit të kaluar për të akomoduar dërgesat e municioneve nga Koreja e Veriut.

“Mbetjet e një aeroplani pa pilot shkaktuan një zjarr që u përhap”, tha Kondratyev dhe shtoi se popullata lokale u evakuua nga zona afër shpërthimit.

Sipas Astra, gjatë natës u godit edhe një depo municioni në fshatin Oktyabrski në rajonin e Tverit.

Ndodhet pranë depos së armëve në Toropets, një nga më të mëdhenj e Rusisë, i cili u sulmua nga dronët ukrainas më 18 shtator.

Qeveria lokale në Tver raportoi se një numër i paspecifikuar dronësh ishin rrëzuar në rajon, por nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me pasojat e sulmit.

Ndryshe, Ukraina deri më tani nuk ka komentuar rreth sulmeve të fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco