Trump për librin e Melanias: Nëse ka shkruar gjëra të këqija për mua, mos e blini

Trump për librin e Melanias: Nëse ka shkruar gjëra të këqija për mua, mos e blini

11:05, 21/09/2024
A+ Aa A-

Donald Trump gjatë një tubimi elektoral tregoi se nuk e ka lexuar librin autobiografik të Melania Trumpit.

Kjo e fundit ditë më parë paralajmëroi se së shpejti do të dal në shitje libri me kujtimet e saja ndërsa bashkëshorti i bukuroshes, Trump bëri thirrje që të blihet libri.

“Njerëzit e duan Zonjën tonë të Parë. Ajo sapo shkroi një libër. Shpresoj që ajo tha gjëra të mira për mua”, tha Trump në Long Island, New York.

Megjithatë, kandidati republikan për president të SHBA-së, befasoi duke u thënë mbështetësve që mos ta blejnë librin nëse ajo ka shkruar gjëra të këqija rreth tij.

“Ajo sapo shkroi një libër të quajtur Melania. Dilni dhe blini dhe nëse ajo thotë gjëra të këqija për mua, unë do t’ju telefonoj të gjithëve dhe do t’ju them, mos e blini librin”, shtoi 78-vjeçari.

Në fillim të këtij muaji, në një video që promovonte librin e saj, ish-Zonja e Parë tha se po e thotë “të vërtetën” rreth atentatit të parë kundër burrit të saj më 13 korrik, kur një person i armatosur, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, hapi zjarr gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani.

“Përpjekja për t’i dhënë fund jetës së burrit tim ishte një përvojë e tmerrshme, shqetësuese”, tha ajo në një video të shpërndarë në X më 10 shtator.

Theksojmë se libri me kujtimet e reja të ish-Zonjës së Parë, Melania, do të dal në shitje më 24 shtator.

Ndryshe, Melania nuk është parë në fushatën elektorale dhe ndërkohë që mori pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, ajo nuk mbajti një fjalim, siç është zakon për bashkëshorten e të nominuarit.

Melania gjithashtu qëndroi larg gjyqit pesë-javor të bashkëshortit të saj rreth një pagesë të kryer për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila kishte pohuar se ishte dhunuar seksualisht në vitin 2006 nga Trump, i cili e ka mohuar këtë fakt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco