'Do të shtypim butonin e kuq'/ Lavrov: Edhe pse jemi në gatishmëri të plotë me armë bërthamore, Rusia s’dëshiron...

'Do të shtypim butonin e kuq'/ Lavrov: Edhe pse jemi në gatishmëri të plotë me armë bërthamore, Rusia s’dëshiron...

21:52, 20/09/2024
A+ Aa A-

Rusia nuk dëshiron ndonjë luftë bërthamore dhe beson se bisedat se kur duhet shtypur butoni i kuq janë të papërshtatshme. Kështu është shprehur ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov në një intervistë për mediat ndërkombëtare, raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve ruse, TASS.

“Ne flasim për vija të kuqe, duke pritur që vlerësimet, deklaratat tona të dëgjohen nga njerëz inteligjentë, vendimmarrës. Nuk është serioze të thuhet se nëse nesër nuk bëni atë që ju kërkoj, do të shtypim butonin e kuq”, tha ministri i jashtëm rus.

"Jam i bindur se në situata të tilla, vendimmarrësit kanë një ide se për çfarë po flasim. Askush nuk dëshiron një luftë bërthamore," theksoi Lavrov.

Megjithatë, ministri i jashtëm siguroi se Rusia posedon armë, "që do të kenë implikime serioze për mbështetësit e regjimit ukrainas’, siç shtoi ai.

"[Rusia] ka armë të tilla. Ato janë në gatishmëri të plotë luftarake," theksoi kryediplomati rus./ TASS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco