Sulmi në Liban/ Izraeli vret 12 persona dhe një nga komandantët e Hezbollahut

Sulmi në Liban/ Izraeli vret 12 persona dhe një nga komandantët e Hezbollahut

21:44, 20/09/2024
A+ Aa A-

Izraeli kreu një sulm ajror ndaj Libanit në periferitë jugore të Bejrutit, ku u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën 66 të tjerë.

Synimi ishte të vritej një udhëheqës i lartë i Hezbollahut. Ushtria izraelite tha se nga sulmi u vra Ibrahim Aqil, një figurë e rëndësishme në këshillin më të lartë ushtarak të grupit, i cili kërkohet nga SHBA si i dyshuar për bombardimin e ambasadës amerikane në Bejrut në vitin 1983.

Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Hezbollahu, por dy burime sigurie në Liban konfirmuan për The Guardian vdekjen e tij. Ngjarja ka përshkallëzuar edhe më tej tensionet që aktualisht janë të larta midis Izraelit dhe grupit libanez të mbështetur nga Irani.

Izraeli tha se Aqil, udhëheqësi i forcave speciale elitare të Hezbollahut, u vra së bashku me 10 komandantë të tjerë të lartë të njësisë. Burime të sigurisë i thanë Reuters se zona e shënjestruar ishte afër bazave kryesore të Hezbollahut.

Më pas ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se sulmet e Izraelit do të vazhdojnë. Sulmi ishte i fundit në një seri që kanë tronditur Libanin këtë javë, pas një operacioni të jashtëzakonshëm me dy faza që bëri të shpërthejnë njëkohësisht mijëra pagera dhe radio-marrëse që mbahen zakonisht nga anëtarët e Hezbollahut. Operacioni, që besohet të jetë kryer Izraeli, la më shumë se 3000 njerëz të plagosur dhe të paktën 42 të vdekur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco