Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Krimi në Itali, djali hyri të mbronte nënën, babai e qëlloi me plumba! Gruaja vdes menjëherë

Krimi në Itali, djali hyri të mbronte nënën, babai e qëlloi me plumba! Gruaja vdes menjëherë

20:40, 20/09/2024
A+ Aa A-

Kanë dalë detaje të rënda nga ngjarja tragjike në zpnën e Vago di Lavagno në Verona, ku burri vrau gruan dhe plagosi djalin.

Mediat italiane raportojnë se 15-vjeçari kishte hyrë për të mbrojtur nënën nga plumbat dhe mbeti i plagosur rëndë, çka u desh ardhja e helikopterit për të transportuar me urgjencë në një spital më të specializuar.

Ndërkohë që 58-vjeçarja nuk mundi ti mbijetojë plumbave. Ishin fqinjët që njoftuan menjëherë policinë pas të shtënave me armë, të cilët sapo arritën rrethuan zonën.

Oficerët kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për zbardhjen e shkakut që çoi në këtë tragjedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco