Reuters: Hezbollahu shpërndante pager disa orë para shpërthimeve, edhe pas kontrolleve që bëri

Reuters: Hezbollahu shpërndante pager disa orë para shpërthimeve, edhe pas kontrolleve që bëri

17:02, 20/09/2024
A+ Aa A-

Hezbollahu i Libanit ende po u dorëzonte anëtarëve të tij pajierët e rinj të markës Gold Apollo disa orë përpara se mijëra pajisje të shpërthenin këtë javë, thanë dy burime sigurie, duke treguar se grupi kishin garanci se ata ishin të sigurt, pavarësisht një spastrimi të vazhdueshëm elektronik, pajisje e cila identifikon kërcënimet.

Një anëtar i milicisë së mbështetur nga Irani mori një pager të ri të hënën që shpërtheu të nesërmen, ndërsa ishte ende në kutinë e tij, tha një nga burimet.

Një pager i dhënë një anëtari të lartë vetëm ditë më parë plagosi një vartës kur shpërtheu, tha burimi i dytë.

Në një sulm të koordinuar në dukje, pajisjet e markës Gold Apollo shpërthyen të martën nëpër bastionet e Hezbollahut në Libanin jugor, periferitë e Bejrutit dhe luginën lindore Bekaa.

Sulmet e njëpasnjëshme vranë 37 njerëz, duke përfshirë të paktën dy fëmijë, dhe plagosën më shumë se 3,000 njerëz.

Një nga burimet e sigurisë tha se ishte shumë e vështirë për të zbuluar eksplozivët "me çdo pajisje apo skaner". Burimi nuk specifikoi se çfarë lloj skanerësh kishte përdorur Hezbollah.

Hezbollah ekzaminoi pajgerët pasi ato u dorëzuan në Liban, që nga viti 2022, duke përfshirë udhëtimin nëpër aeroporte me ta për t'u siguruar që nuk do të shkaktonin alarme, i thanë Reuters dy burime shtesë. Në total, Reuters foli me gjashtë burime të njohura me detajet e pajisjeve shpërthyese për këtë histori.

Burimet nuk kanë specifikuar emrin e aeroporteve ku kanë kryer testet.

Në vend të një dyshimi specifik të pagerëve, kontrollet kishin qenë pjesë e një "pastrimi" rutinë të pajisjeve të tij, duke përfshirë pajisjet e komunikimit, për të gjetur ndonjë indikacion se ato ishin të lidhura me eksploziv ose mekanizma vëzhgimi, tha një nga burimet e sigurisë.

Hetimi i grupit për saktësisht se ku, kur dhe si pajisjet ishin të lidhura me eksploziv është në vazhdim, thanë tre nga burimet. Nasrallah më vonë tha të njëjtën gjë në fjalimin e së enjtes.

Një nga burimet e sigurisë tha se Hezbollahu kishte penguar operacionet e mëparshme izraelite që synonin pajisjet e importuara nga jashtë grupit - nga telefonat e tij privatë të linjës fikse deri te njësitë e ventilimit në zyrat e grupit.

Kjo përfshin shkeljet e dyshuara në vitin e kaluar.

"Ka disa çështje elektronike që ne ishim në gjendje t'i zbulonim - por jo pagerët," tha burimi. “Na mashtruan, armikut ia ul kapelen”./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco