Harris thotë se kushdo që hyn në shtëpinë e saj do të qëllohet

Harris thotë se kushdo që hyn në shtëpinë e saj do të qëllohet

13:57, 20/09/2024
A+ Aa A-

Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë për të përdorur armën e saj nëse dikush i hyn në shtëpi.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”, ka thënë Harris teksa shkëmbente shaka me prezantuesen Oprah Winfrey të enjten, gjatë një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan, raporton BBC.

Pasi po qeshte me deklaratën e saj, Harris shtoi se nuk duhet të ishte shprehur kështu.

“Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”, ka deklaruar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco