Paralajmëron udhëheqësi i Hezbollahut, i quan sulmet izraelite 'shpallje lufte'

Paralajmëron udhëheqësi i Hezbollahut, i quan sulmet izraelite 'shpallje lufte'

11:33, 20/09/2024
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, ka fajësuar Izraelin për shpërthimin e pajisjeve elektronike në të gjithë Libanin këtë javë, duke e quajtur operacionin një “akt lufte” dhe duke u zotuar të kundërpërgjigjet.

“Është një akt lufte kundër popullit të Libanit, sovranitetit të Libanit. Është një shpallje lufte”, tha Nasrallah në një fjalim televiziv.

Ndërsa fliste, zhurma e aeroplanëve luftarakë dhe zhurma të mëdha t mund të dëgjoheshin mbi Bejrut.

“Ata do të përballen me një çmim të rëndë”, tha ai për Izraelin, duke shtuar se sulmet, të cilat vranë të paktën 37 njerëz dhe plagosën rreth 3,000, i kishin dhënë një “goditje të paprecedentë” si Libanit ashtu dhe organizatës së tij.

Bëhet e ditur se autoritetet izraelite, të cilët rrallë diskutojnë për operacionet në vende të tjera, kanë refuzuar të komentojnë nëse Izraeli ishte përgjegjës për sulmet, shkruan the Washington Post, përcjell Telegrafi.

Por, operacioni i sofistikuar dhe kompleks kishte shenjat dalluese të agjencisë së inteligjencës izraelite, Mossad, e cila ka një histori të kryerjes së atentateve.

Edhe zyrtarët amerikanë kanë pranuar se Izraeli qëndron pas sulmit.

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Izraeli kishte hyrë në “një fazë të re të luftës” të fokusuar në kufirin e tij verior.

Menjëherë pas kësaj, IDF filloi të rrisë sulmet në të gjithë Libanin jugor, me më shumë se 50 të kryera të enjten.

Siç raportohet, grupi militant filloi të godasë Izraelin në tetor pasi ushtria izraelite nisi luftën e saj në Rripin e Gazës si hakmarrje për sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Që atëherë, të dy palët janë përfshirë në zjarr pothuajse të përditshëm ndërkufitar, duke përfshirë një raketë sulmi në korrik që vrau 12 fëmijë në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.

Ditë më vonë, Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut pranë Bejrutit, duke ngritur frikën për një konflikt më të gjerë.

Por, Nasrallah dha një notë sfiduese, duke thënë se operacionet e grupit nuk do të ndalen derisa Izraeli të përfundojë luftën në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco