6 palestinezë vriten nga forcat izraelite në Qabatiyan e pushtuar të Bregut Perëndimor

6 palestinezë vriten nga forcat izraelite në Qabatiyan e pushtuar të Bregut Perëndimor

22:23, 19/09/2024
A+ Aa A-

Gjashtë palestinezë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën nga forcat izraelite gjatë një sulmi ushtarak në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor, Qabatiya, i tha Reuters të enjten guvernatori i Jeninit.

Guvernatori, Kamal Abu al-Rub, tha se katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe se forcat izraelite u tërhoqën nga Qabatiya, pasi shkatërruan infrastrukturën në zonë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite, mbi vrasjet dhe plagosjet në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor, Qabatiya.

Dhuna është rritur në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza, me spastrime pothuajse të përditshme nga forcat izraelite që kanë përfshirë mijëra arrestime dhe përleshje të rregullta me armë midis forcave të sigurisë dhe luftëtarëve palestinezë./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco