Humb jetën turistja 30-vjeçare në Napoli, i ra statuja në kokë teksa kalonte poshtë një ballkoni

Humb jetën turistja 30-vjeçare në Napoli, i ra statuja në kokë teksa kalonte poshtë një ballkoni

17:48, 19/09/2024
A+ Aa A-

Një turiste 30-vjeçare nga Padova ka humbur jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë që ra nga ballkoni.

Gruaja ishte duke ecur të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur një statujë që ra nga ballkoni e goditi në kokë.

Ajo u dërgua në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Në të njëjtën kohë, prokurorët kanë vënë nën hetim dy persona, të cilët dyshohet se hodhën statujën nga ballkoni i shtëpisë së tyre, e cila goditi në kokë Chiara Jaconis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco