Aksident tragjik në Itali/ Gruaja kalon semaforin me të kuqe, merr përpara këmbësorët

Aksident tragjik në Itali/ Gruaja kalon semaforin me të kuqe, merr përpara këmbësorët

16:34, 19/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në vendin fqinj, Itali, në Lido di Camaiore. Një makinë ka përplasur shtatë persona, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Personat e tjerë të plagosur së bashku me drejtuesen e mjetit, një 44 vjeçare braziliane, u dërguan në spital.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy viktimat janë dy turiste gjermane. 44-vjeçarja bëhet me dije se ka kaluar semaforin dy herë me të kuqe, duke qenë me 100 km/orë. Në kryqëzimin e parë, goditi dy vajzat gjermane ndërsa në kryqëzimin e dytë goditi këmbësorët e tjerë, mes tyre një grua 60-vjeçare.

Më tej ,ka goditur nga pas dy automjete të tjera. Drejtuesja e makinës u dërgua në spital për t’iu nënshtruar analizave toksikologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco