Infektohen dy persona me një sëmundje të rrallë që përhapet nga kafshët te njerëzit

Infektohen dy persona me një sëmundje të rrallë që përhapet nga kafshët te njerëzit

15:58, 19/09/2024
A+ Aa A-

Një paralajmërim është lëshuar pasi dy persona janë infektuar me një ‘sëmundje të rrallë’ që përhapet nga kafshët te njerëzit.

Të martën (17 shtator), Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut Los Anxhelos zbuloi se dy raste të një ‘infeksioni të rrallë parazitar’ janë zbuluar në zonën e Gjirit të Jugut të Los Angeles County .

 

Infeksioni parazitar njihet si Baylisascaris procyonis dhe është një lloj krimbi i rrumbullakët.

Krimbat Baylisascaris përfundojnë në zorrën e kafshës në të cilën fillon dhe ndërsa ajo kafshë nuk sëmuret nga paraziti, nëse një njeri infektohet, krimbat mund të përhapen në sy, tru ose organe të tjera dhe ‘të çojnë në ënjtje e trurit dhe sëmundjes së syrit’ që mund të bëhet fatale.

Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit shton : “Ky krimb i rrumbullakët mund të infektojë njerëzit, si dhe një sërë kafshësh të tjera, duke përfshirë qentë .”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco