Zbulohet komploti për vrasjen e Netanyahu-t

Zbulohet komploti për vrasjen e Netanyahu-t

14:28, 19/09/2024
A+ Aa A-

Izraeli ka arrestuar një shtetas të tij pasi dyshon se është përfshirë në një komplot vrasjeje të mbështetur nga Irani, që synonte disa zyrtarë të rangut të lartë, duke përfshirë BenjaminNetanyahu-n.

Shërbimet izraelite të sigurisë thanë se kishin arrestuar biznesmenin, i cili ishte futur fshehurazi në Iran, ku ai dyshohet se mori pjesë në dy takime për të diskutuar vrasjen e zotit Netanyahu. Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes dhe Ronen Bar, kreu i agjencisë së inteligjencës Shin Bet, u diskutuan gjithashtu si objektiva.

“Qytetari izraelit hyri në Iran… u kontrabandua nga kufirit i fshehur në një kabinë kamioni”, thuhej në një deklaratë të IDF-së. “Ai u takua me agjentë të inteligjencës iraniane dhe iu kërkua prej tyre të kryente aktivitete për Iranin në tokën izraelite, duke përfshirë sulme vrasëse."

Shtetasi izraelit i paidentifikuar, i cili kishte lidhje me Turqinë, dyshohet se kërkoi një paradhënie prej një milion dollarësh para se të kryente ndonjë veprim, thotë deklarata.

Izraeli pretendon se Irani i kërkoi qytetarit të kryente atentatet si hakmarrje për vrasjen e Ismail Haniyeh-ut në tokën iraniane në korrik të këtij vitit, të cilën Teherani ia atribuoi Tel Avivit.

Shtetasi u arrestua në gusht të vitit 2024, përpara një serie sulmesh shpërthyese të pajisjeve biper që vranë më shumë se 30 njerëz dhe plagosën mijëra në të gjithë Libanin dhe pjesë të Sirisë të martën dhe të mërkurën./The Telegraph - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco