Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pyetjet që SPAK nuk ju jep dot përgjigje

Mësimi i Holokausit do të bëhet me detyrim në Mbretërinë e Bashkuar

Mësimi i Holokausit do të bëhet me detyrim në Mbretërinë e Bashkuar

11:55, 19/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se në shkollat e vendit të tij, mësimi i Holokaustit do të bëhet me detyrim.

“Holokausti do të qëndrojë me patjetër në kurrikulat shkollorë. Dhe së dyti, edhe në shkollat që nuk ndjekin momentalisht kurrikulën kombëtare, do të duhet ta japim mësim Holokaustin me miratimin e kurrikulës së re”, tha Starmer gjatë fjalës së tij në “Holocaust Education Trust”, një organizatë bamirëse që merret me edukimin e brezave rreth Holokaustit.

“Për herë të parë, studimi i Holokaustit do të bëhet pjesë jetike e identitetit të çdo studenti. Që jo vetëm do të duhet ta studiojë, por edhe të mësojë prej tij”.

Në një postim në rrjetet sociale ku shpalli këtë nismë, Starmer tha se qeveria britanike do të sigurohet që Holokausti të mos harrohet kurrë dhe të mos përsëritet kurrë.

Sipas Enciklopedisë Britanike, Holokausti është vrasja sistematike e 6 milionë hebrenjve nga qeveria e Gjermanisë Naziste dhe bashkëpunëtorëve të saj gjatë Luftës II Botërore. Për gjermanët, ajo u quajt “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike”. Të mbijetuarit e kampeve naziste e quajtën ngjarjen Hurban, me fjalën e përdorur për shkatërrimin e Tempullit të Parë në Jerusalem nga babilonasit në vitin 586 Para Krishtit. Termi më i preferuar nga izraelitët dhe francezët në ditët e sotme është Shoʾah (Katastrofa). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco